Monika Kryemadhi, aktore filmi

25 prill 2025 | 07:42

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi, zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e sjell atë në rolin e një aktoreje filmi.

Deputetja Kryemadhi tregoi disa detaje nga ky film, ku ajo rrëfeu dhe rolin që do të ketë, të cilin thotë që e ka bërë dhe në jetën si politikane.

“Është një film interesant. Është për rininë. Kam një rol të një personazhi enigmatik, që krijon hapësirë për një djalë të ri që të krijojë ëndrrën e tij. Këtë gjë e kam bërë dhe në jetë. Rama bëhet rrobaqepës. Edhe sot e vesh vetë administratën. Jemi në proces. Do bëj dhe ca prova se dhe filmi është zanat më vete. Ke të bësh me njerëz ndryshe, e shikojnë botën ndryshe. Kanë koncept tjetër për jetën. Do të shoh veten time ndryshe në këtë projekt. Është shpejt për të folur për rikthimin në politik. Besoj se nuk do ketë oferta për mua”, u shpreh Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Nishit e quajnë Patriarkun Porfirije “të padenjë” pas…