Monika Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

06 janar 2025 | 13:10

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK, se nuk e ka uruar për Vitin e Ri bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.

Kryemadhi është shprehur se “nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua”.

Ndërsa ka thënë se armiqtë e saj, janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

“Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa. Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”, ka thënë Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e udhëhequr nga kandidati për…