
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të martë sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Besohet se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.
Pasi ka dalë nga SPAK-u, ajo ka thënë se arrestimi i Ilir Metës të cilin e cilësoi së rrëmbim sipas saj është bërë me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Rrëmbimi i Ilir Metës, në fakt, u bë me urdhër të një gruaje që kishte një inat personal ndaj tij – Yuri Kim, e cila sot nuk përfaqëson asgjë. Ajo premtoi një “parajsë mbi tokë” për institucionet e drejtësisë, por në realitet, i dha Edi Ramës një mundësi të artë për të treguar se hakmarrjen personale e realizon në mënyrë perfekte. Ne kemi ndërtuar një sistem drejtësie për të bërë drejtësi, jo për të burgosur njerëz që janë thjesht nën hetim. Për mua, sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ai duhet të jetë në funksion të qytetarëve. Ne kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët, jo për hakmarrje politike”, ka thënë Kryemadhi. /Euronews.al