Monika Kryemadhi tregon si e kalon ditën në karantinë

15 mars 2020 | 22:11

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në llogarinë e saj në “Facebook”.

Edhe ajo si të gjithë, ndodhet në karantinë.  

Në kuzhinë me përparëse, veshur sportive dhe me flokët gërshet, Kryemadhi shfaqet ndryshe nga siç jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Postimi i plotë i saj:

Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.

Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës. ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoj opinionin dhe klubet anëtare…