Monitoruesit identifikojnë të metat që përcjellin zgjedhjet në Kosovë

08 shtator 2019 | 23:53

Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje.

Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë.

“Demokracia në Veprim”, është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia në Veprim), ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen më shumë se 2 mijë vëzhgues.

Bazuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por edhe ato lokale, ai thotë se pritjet në fakt janë që parregullsitë, eventualisht të përsëriten.

Shkrim e plotë mund ta lexoni në këtë link në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/parregullsite-zgjedhjet-kosova/30152878.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pas…