Monografi për Akademik Gazmend Zajmin- Monument i skalitur me fjalë
Gazetari shumëvjeçar, Kronikani i Luftës Çlirimtare, dokumentaristi dhe publicisti i mirënjohur Nuhi Bytyqi, lexuasve au ofron veprën Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën, monografi e pregaditur për intelektualin, profesorin, personalitetin eminent të intelegjencës, shkencës, arsimit dhe kulturës në Kosovë, akademik Gazmend Zajmi.
Pas realizimit të një varg filmash dokumentar, për personalite dhe ngjarje të bujshme, gjatë kohës së luftës që pasqyrojnë histroinë tonë më të re, pasataj pas botimit të veprës voluminoze Libri i Luftës, autori Nuhi Bytyqi, i rreket punës për pregatitjen e një filmi dokumentar për të nxjerrë në pah jetën dhe vepren e Akademink Gazmend Zajmi, i cili ishte një figurë poliedrike në Kosovën e pasluftës së dytë Botërore, por që fatkeqësisht në kohën kur më së shumti, vendi dhe shoqëria jonë ia kishte nevojën, ai vdes pas një sëmundje të shkurtër, në mars të vitit 1995, në moshë relativisht të re 59 vjeçare…
Gjatë pregatitjes së skenarit për film dokumentar, autori Bytyqi kishte mbledhur material dokumenteus dhe një vëllim lëndor të konsiderueshëm të cilin përveq filmit, fillon t’a sistemojë përplotësoj me dokumente, intervista nga familjarë, miq, bashkëpunëtor e student dhe me skica nga vepra jo shumë voluminoze sa përmbajtësore e Akademik Gazmend Zajmit, për t’i përmbledhur ato në libër I cili u promovua në Prishtinë, Dyseldorf e Zurich, Gjenevë, Luzern etj…
Autori Nuhi Bytyqi, në këtë libër, të cilin nuk do ta quaja vetëm monografik, duke e ndriquar personalitetin e Gazmed Zajmit, nga dita e lindjes në Krumë në vitin 1936, e deri në momentet e fundit jetës së tij 1995, dhe duke e potencuar kontriburtin e tij në secilën etapë të historisë së pas viteve të pesëdhjeta e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e kthen kujtesen edhe tek rrethanat historike, politike, shoqërore, kulturore arsimore, socioekonomike në Kosovë dhe përgjithësisht në viset e banuara me shqiptarë në njërën anë, pasojat e ndarjes së kombit, okupimit, rerpresionit, shtypjes dhe tendencën e Serbisë për t’imbajtur Kosovën dhe shqipatrët të robëruar në anën tjetër.
Libri i shkruar nga dora mjeshtrore e gazetarit Nuhi Bytyqi, i botuar nga shtëpia botuese IDEA Multimedia, ka 504 faqe, është i ndarë në 23 kapituj. Secili kpaitull mund të themi se pasqyron një kapitull të jetës së akademikut Zajmi.
Lexuesi i vëmendshëm duke mësuar për këtë personalitet polivalent, mund edhe të shtrojë pyetje; përse një intelektual ipërmasava të tilla që ka pasur një refleksion kaq të thellë dhekaq të guximshëm intelektual e shkencor, për çështjet që ka trajtuar, nuk ka lënë shumë trashëgimi të veprës së shkruar. Vepra e tij e përmbledhur u botua nga Akademia e shkencave dhe Arteve të Kosovës pas vdekjes së profesorit, gjagjësisht pas luftës çlirimtare.
Në njëfarë mënyre përgjigjja vjen nga libri. Sepse çdo lexues e vërenë se, Gazmend Zajmi idetë që ka pasur menjëherë ka punuar që t’i materializojë dhe t’i konktretizojë ato. Pra ai përveq se intelektual i shquar, ka qenë shumë praktik, njeri iveprimit. Kjo vërehet nga rinia e tij e hershme kur tregon afinitet të theksuar në komunikim dhe organizim. Si nxënës në Prizren ai krijon grupin muzikor që gradualisht merrë formë si Shoqëria e njohur kulturo artistike Agimi në Prizren. Sikurse kjo shoqëri edhe Shoqëria Kulturore gjysëm-profesioniste e Univeristetit të Prishtinës Ramiz Sadiku, e themeluar nga Gazmend Zajmi, gajtë kohës sa ishte rektor i Univeristetit, janë vlera që kanë lënëgjurmë në jetën kulturore jo vetëm në Kosovë. Me këtë dua të them se çdo punë që e ka bërë akademiku Gazmend Zajmi kalënë gjurmë në historinë tonë. Më së miri këtë e dëshmon edhe kënga e mirënjohur Martesa, e shkruar dhe komponuar nga Gazmend Zajmi. Këngë kjo që këndohet në çdo dasëm apoaheng në tërë hapsirën e kombit shqiptar dhe është një perlë e kulturës sonë kombëtare.
Për kohë të shkurtër sa drejtoi Univeristetin e Prishtinës mund të themi se janë vitet e iluminizmit tonë, politik, arsimor shkencore kulturor. Krijoj lidhje bashkëpunimi me shumë universitete në botë, por më i rëndësishmi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi iprofesorëve me Universitetin e Tiranës. Në ato rretha të vështira vetëm Gazmend Zajmi ka arritur të realizojë një projekt të tillë, icili ishte shumë i rëndësishëm dhe domethënës për ne. Edhe sot e kësaj dite kujtohet me nostalgji ky bashkëpunim nga profesorët e ish-studentët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Libri e nxjerrë në pah edhe anën humane, njerëzore e solidare të profesorit dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar në çdo rrafsh.Ai ishte solidar me studentët dhe kërkesat politike në demonstrate e vitit 1981. Përkundër insistimeve djhe presioinit enorm të regjimit okupues për t’i dënuar demonstratat, Ai këtë nuk e bëri. Përkundrazi me mprehtësi mendimi e guxim intelektual argumentonte shkencërisht se studentët kanë të drejtë, se ato kërkesa nuk janë vetëm të studentëve, por të të gjithë popullit shqiptar në Jugosllavi. Ky qëndrim i drejtë, e i guximshëm bëri që regjimi t’a detyrojë të largohet nga pozita e rektorit të Univeristetit, për të filluar të ushtrojë një persekutim sistematik ndaj tij. Ata nuk u mjaftuan me aq. Duke e parë autoritetin dhe ndikimin e profesorit, shërbëtorë të regjimit okupator e privuan edhe nga pasioni i tij më i madh që kishte, mësimdhënia dhe transmetimi e njohurive tek studentët e rinjë.
Si pasojë e persekutimit ndënëse i shkaktuan një krizë të rëndë shëndetësore, nuk arritën t’a ndalin nga angazhimi në rrafshin politik, shkencor e kulturor .
Puna shkencore e Akdemik Gazmend Zajmi kryesisht ka qenë e përqëndruar:
– në dokumentimin e padrejtësisë historike të bërë ndaj shqiptarëve dhe atdheut të tyre nga viti 1912 e këndej;
– në artikulimin e kërkesave për avancimin e të drejtave politike, kombëtare e kushtetuese të popullit shqiptar nën Jugosllavi;
– në argumentimin e të drejtës së shqiptarëve në Jugosllavi për Vetvendosje.
Ky angazhim i tij është i sublimuar në kumtesat shkencore që ka shkruar dhe paraqitur në simpoziume shkencore në Kosovë, në vende të ndryshme në ish-Jugosllavi, por edhe në institucione shkencore ndërkombëtare e veçënarisht në Akademinë Evropiane të shkencave dhe arteve me seli në Salsburg të Austrisë anëtarë i vetëm shqiptarë së cilës ishte.
Gjurmë të angazhimit dhe kontributit të të tij të çmueshëm i gjejmë në dokumentet programore e hartuara nga profesori Zajmi qoftë në Aktin Themeltar të Universitetit Prishtinës, në Statutin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Kosovës, në letrën Peticion të 215 intelektualëve shqiptar në vitin 1989, në deklaraten kushtetuese të njohur si Deklarata e Pavarësisë më 2 korrik në vitin 1990, në Kushtetutën e Kaçanikut, si dhe në referendumin e vitit 1992.
Unë ruaj kujtime me profesorin Zajmi të cilin pata fatin dhe rastin ta njohë për së afërmi.
Në vitin 1993, bashkë me disa shokë që planifikonim për të ndërruar kursin e veprimit politik në Kosovë, kemi vendosur të komunikojmë me disa intelektualë të kohës për të kërkuar mendimin e tyre rreth përpjekjeve tona, në sofrcimin veprimit antipushtuese duke mos e përjashtur pregaditjen për kryengritje të armatosur. Heroi i kombit Xhavit Haziri, Hashim Thaçi dhe unë i konsultuam profesorët, Rexhep Qosja, Ejup Statovci, Eshref Ademaj, Hajrullah Gorani, Fehmi Agani dhe Gazmend Zajmi. Ndonëse ishim të organizuar në një organizim të fshehtë antipushtues e kishim një besim të patundur tek profesorët e lartpërmendur dhe injoftuam ata me përpjekjet dhe qëllimet tona. Thuajse të gjithë e adminorin gatishmërinë tonë, por e kishin një ndrojtje që mund të pregatitemi dhe të sigurojmë mjete të domosdoshme për tu përballur ushtarakisht me pushtuesit. Më kujtohet një rast kur në bisedë e sipër me profesorin Gazmend Zajmi, kur ne i thamë që nëse muxhahidinët në Afganistan e filluan luftën me pushkë primitive, që mbushen nga gryka përfunduan me raketa stinger dhe arritën të largojnë një superfuqi si Bashkimi Sovjetik nga Afganistani, përse ne nuk mund të luftojmë dhe ta largojmë Serbinë nga Kosova?!…
Profesorit sikur ju qel fytyra dhe tha: “Shiqoni djem… Dasëm pa mish nuk ka. Është iluzore të ndryshojmë gjendjen tonë pa luftë. Aq më tepër tash pas asaj që po shohim çka po ndodh në Kroaci në Bosnje dhe hapsirat tjera jugosllave. Unë e admiroj vullnetin, dëshirën dhe guximin tuaj. Kur një popull i okupuar ka të rinjë që e kanë besimin, vullnetin dhe vendosmërinë se mund të ndryshojnë gjërat, nuk ka dyshim se edhe ndryshimi mund të bëhet. Ne kemi të gjitha argumentetdhe të drejten historike, politike, juridike, kushtetuese, se duhet të jemi shtet i lirë dhe i pavarur, por fatkeqësisht jetojmë në një pjesë të kontinentit ku argumentet mbrohen me forcë, të cilën ne nuk e kemi, na tha profesori Zajmi…
Ky ishte mesazh për ne, që mund të llogarisim në mbështetjen e tij në argumentimin e luftës së drejtë që do ta zhvillonte populli ynë, dha natyrisht që na shtoi motivimin për të thelluar kursin e luftës çlirimtare që kulmoi me krijimin, konsolidimin e UÇK-së, luftën e saj të drejtë dhe çlirimin e vendit.
Sikur të ishte i gjallë dhe të përjetonte lirinë e Kosovës më 1999, aktet e ndryshme normative në Kosovë, deklarata e Pavarësisë Kushtetuta e shtetit të Kosovës në vitn 2008, padyshim që një pjesë të përmbajtjes së tyre do ta kishin autorësinë e profesorit Gazmend Zajmi. Mund të them se edhe këto akte themeltare të shtetit të Kosovës, bazën e kanë në mendimin dhe faktet e prezentuara, të argumentuara dhe të mbrojtura nga Akademik Gazmend Zajmi gjatë jetës së tij të shkurtër.
Jeta dinamike shumëdimensionale e profesorit Zajmi, thuajse është e pamundur të ndriqohet në plotni. Sepse ai çdo ditë e ka bërë një punë të mirë, për vendin, për shoqërinë, për shkencen, kulturën apo për familjen e tij. Deviza që ia kishte mësuar familjes së tij dhe shoqërisë sonë ishte; punën e të nesërmes, përpiquni ta mbaroni sot. Kjo më së miri e shpalos atë shpirtin veprues të akademik Gazmend Zajmi dhe duhet të jetë aksiomë në jetën e përditshme për secilin prej nesh…
Jam i sigurtë që të gjithë ata që do ta lexojë këtë vepër monumentale të Nuhi Bytyqit, do t’a shtonjë repsketin dhe do t’a duan edhe më shumë personalitetin e Gazmend Zajmit.
Autorin e përgëzojmë për këtë vepër të cilën shihet se e ka krijaur me përkushtim të pashoq, duke e inkurajuar që të nasjellë filma dokumentarë dhe botime të reja me vlera historike dhe artistike siq din t’i bëjë Nuhi Bytyqi.
Ramadn AVDIU