Monografi për çerdhen Ardhmëria në Drenas
25 nëntor 2020
| 12:54
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim veteranin e arsimit, autorin Nuredin Ibriqaj.
Me këtë rast, autori Ibriqaj i dhuroi kryetarit Lladrovci librin monografi “Institucioni Parashkollor Ardhmeria”. Lladrovci e përgëzoi për librin, duke i uruar suksese në vazhdim të krijimtarisë dhe e falënderoi për kontributin e tij për arsimin në Drenas.
Kjo monografi paraqet punën dhe veprimtarinë e IP Ardhmëria në Drenas që nga themelimi, përkatësisht nga viti 1982 e deri në vitin 2012.
(Q.R / Epoka e re)