Monsinjor Jean-Marie, Nunci i ri Apostolik për Kosovën
19 mars 2019
| 20:37
“Një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm vjen nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku Papa Françesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie”, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale me Selinë e Shenjtë, sikurse edhe për forcimin e lidhjes kulturore e historike mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.
/Epoka e re/