
Montella: Më vjen keq për Milanin
30 shtator 2019
| 12:21
Fiorentina e mposhti të dielën në mbrëmje skuadrën e Milanit (1-3), kurse trajneri Vincenzo Montella, ka thënë se i vjen keq për skuadrën kuqezi.
“Jam thjesht i lumtur për paraqitjen e skuadrës sime, sidomos sepse luajtëm me personalitet në një fushë të vështirë. Më vjen keq për Milanin e për shumë nga futbollistët që janë në skuadër e me të cilët kam punuar. Janë momente kalimtare, pavarësisht se është e vështirë të luash me tifozët e tu kundër”, ka thënë Montella.