
Montella, pas rikthimit të Balotellit: I lumtur, sikur të isha kthyer vetë
Sulmuesi Mario Balotelli do të rikthehet në kombëtaren Italianë pas 4 vitesh mungesë.
SuperMario do të marrë pjesë në fazën play-off të kualifikueseve “Katar 2022”. Për rikthimin e Balotellit në kombëtaren axure, ka folur edhe Vincenzo Montella, i cili është një nga protagonistët e rikthimit të sulmuesit italian në kombëtare.
“Jam i lumtur, sikur të isha kthyer vetë në kombëtare. Merita është mbi të gjitha e tij. Sidoqoftë, kjo është vetëm faza e parë, qëllimi i tij i vërtetë është të shkojë në Kupën e Botës së Katarit. Bëmë një punë të mirë në fund të dhjetorit, pothuajse u arrit qëllimi. Pastaj pata keqardhje që e ndaloi Covid-19. Tani duhet të rifitojë shkëlqimin e tij, por Mancini e di këtë. Cilësitë teknike? Ato janë si grushti për boksierin, nuk kanë humbur te Balotelli”, ka deklaruar Montella.