Monumentet e kulturës, “viktimë” e motit të keq dhe mungesës së restaurimeve
Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te monumenteve kulturore nga Ministria e Kulturës, dominohet kryesisht nga asete arkitekturore dhe arkeologjike, shumë prej tyre me vështirësi janë duke i mbijetuar shkatërrimit, nga pakujdesia dhe zvarritja e procedurave për restaurime.
Një fat të tillë ka edhe Kisha katolike ne Ferizaj, e cila është pjese e trashëgimisë kulturore, po që ka mbetur ne mëshirën e fatit, ajo ka filluar te shkatërrohet ,ndërsa institucionet përgjegjëse vazhdojnë me zvarritjen e procedurave për restaurimin e këtij monumenti qe tri vite.
Famullitari i Kishës katolike “Engjëlli Rojës” në Ferizaj, ka thënë se edhe pse janë bërë të gjitha procedurat dhe është ndarë buxheti për restaurimin Kishës si monument të trashëgimisë kulturore, por ende nuk i di arsyet e vërtete, ka shume paqartësi dhe jo transparencë, ne jemi munduar nga ana e jone qe te japim maksimumin , ajo çka na përket ne , qe mos te zvarriten procedurat por te kemi një bashkëpunim i mire dhe i frytshëm, por për fat te keq konstatoj se nuk ka pasur aspak transparencë ne këtë proces, vetëm na kane ftuar me sms për takime urgjente , dhe kur kemi shkuar atje, na kane thënë se është anuluar dhe gjithçka është kthyer ne piken zero, pa na dhënë ndo një shpjegim.
Don Mikel Sopi thotë se sikur te kishim një shtet funksionale, sigurisht se ishte dashur qe së pari te hetohen ata persona apo individ, nëpërmjet te cilëve kane shkuar këto procedura dhe janë zvarritur, me një lloje manipulimi, loje dhe pa serioziteti, ku gjithë ky proces ka qen deri me sot.
Sopi thotë se ne jemi duke bere përpjekje qe ky proces te përfundoj sa me shpejt, pasi qe kisha çdo dite e me shume po shkatërrohet, ku nga moti i keq, uji është futur nga te gjitha anët brenda objektit te Kishës.
Don Mikeli thotë se ne raste te zvarritjes se këtij procesi, ne jemi te detyruar ndoshta edhe ta heqim Kishën nga lista e trashëgimisë kulturore , dhe te fillojmë ta restaurojmë vete, sepse gjendja e saje tani për tani është e mjerueshme, ne kemi pas raste ku gjate meshës, ka pas shembje ne kroin e Kishës , ku ka mundur dikush nga anëtaret e korit ta pësoj keq, por për fat të mire nuk ka ndodhe diçka e tillë.
Ky objekt fetar ne listën e trashëgimisë kulturore është ne funksion çdo dite dhe nuk është një muze i mbyllur, çdo dite ka vizitore te shumtë vendor dhe te huaj, por ne gjendjen se cfar është ky objekt , po jepe një mesazhe shume te keq dhe te dëmshëm për vendin tone, sidomos nga vizitoret e huaj te cilët e vizitojnë ketë objekt.