![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/nesta.jpg)
Monza bën ndryshime në shtabin teknik, rikthehet Nesta
10 shkurt 2025
| 14:00
Monza synon që të shpëtojë sezonin dhe pikërisht për këtë arsye, ka bërë ndryshime në bankinë. Klubi i Serie A ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Salvatore Bocchetti dhe ka rikthyer në bankinë Alessandro Nestan.
Alessandro Nesta merr sërish detyrën e trajnerit të ekipit të parë bardhekuq”, shkruan klubi në rrjetet sociale. Monza, pas 24 ndeshjesh në kampionatin italian, mbyll klasifikimin me vetëm 13 pikë të grumbulluara.