Monza e Berlusconit për herë të parë në Serie A
30 maj 2022
| 12:56
Ekipit i ish-presidentit të Milanit, Silvio Berlusconit, Monza ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Serie A.
Monza arriti të shënojë fitore në ndeshjen e dytë të “play-off”-it kundër Pisas, me rezultat 3:4 dhe rezultat të përgjithshëm 4:6.
Ekipi tani në pronësi të Berlusconit ishte themeluar në vitin 1912 por që kishte falimentuar në vitin 2016-të. Ishte themeluar sërish në vitin 2018-të dhe tani vetëm pas katër vjetësh pas rithemelimit e ka arritur këtë sukses madhor, duke siguruar pjesëmarrjen në Serie A për sezonin e ardhshëm.
👏👏👏👏👏💪💪💪🔥⚪️🔴❤️ https://t.co/xWqyWI0zCl
— AC Monza (@ACMonza) May 29, 2022
SERIE 🅰️🅰️🅰️🅰️🅰️🅰️🅰️🅰️!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/fibbftTvNc
— AC Monza (@ACMonza) May 29, 2022