Monza e Berluskonit bëhet pjesë e Seria A

29 maj 2022 | 23:35

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani “fluturojnë”, Monza për herë të parë në histori në Serie A

Ekipi italin Monza, ka arritur që të bëhet klubi i tretë pas Lecces dhe Cremoneses që nga Seria B të kalojë në Seria A, për t’iu bashkur Milanos, Interit, Juventusit, Napolit, Romës etj. Nga Seria A, janë larguar Venecia, Genoa dhe Cagliari.

Rëndësia që e dallon Monza-n nga klubet tjera të inkuadruara në Seria A si Lecce dhe Cremonese, është se ky klub menagjohet nga ish-bosi i Milanos dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Silvio Berluskoni ishte shpallur zyrtarisht pronari i klubit të Monzës. Ish-kryeministri i Italisë kishte arritur akordin me drejtuesit e klubit, që kishin vendosur të hiqnin dorë nga menaxhimi i klubit, i cili militonte në Serie C italiane. Pas suksese të arrituara po at vit Monza kishte kaluar në Seria B, ndërsa gjatë edicionit 2021/22, kishte arritur të zë vendin e 3-të që e dergonte në play off.

Ku në gjiron e fundit të play off-it, ka arritur të mposhtë ekipin tjetër italian Pisa edhe si vendas edhe si musafir. (2-1) dhe (3-4), dhe me këtë fitore edhe inkuadrohet për herë të parë në historinë e 110 vjeçare të klubit në Seria A.

Monza është klubi i dytë që Berluskoni menaxhon, pasi Milanit, të cilin e drejtoi për 31 vite derisa hoqi dorë prej tij në vitin 2017. Nën drejtimin e tij, kuqezinjtë fituan 5  Champions League, si dhe tetë tituj të Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një përpjekje për të parandaluar kalimin e migrantëve të…