Monza nuk do të nënshkruajë me Icardin
14 gusht 2022
| 16:25
Ekipi i Monzas nuk do të nënshkruajë me Mauro Icardin.
E ardhmja e Icardit është larg Paris Saint Germain.
Largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i ri i ekipit parisien, Christophe Galtier.
Pas deklaratës së francezit, u përhapën zëra për një transferim të mundshëm të argjentinasi te ekipi i sapoinkuadruar në Serie A.
Megjithatë, Adriano Galliani, partneri i Berlusconit në krye të klubit italian, ka ndërhyrë për të mohuar ato lajme.
“Ne nuk do të nënshkruajmë me Mauro Icardin, mbani mend fjalët e mia. Nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër pas nënshkrimit të Andrea Petagna”, ka shpjeguar drejtori ekzekutiv i Monzas.
Skuadra e tij nuk e nisi mirë Serinë A, pasi humbi në shtëpi ditën e parë ndaj Torinos 1-2.