Monzan blihet nga Berlusconi
28 shtator 2018
| 13:57
Skuadra e Monzas ka njoftuar se ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka përfunduar me sukses blerjen dhe marrjen në pronësi të klubit nga Serie C.
Berlusconit i është bashkuar ndihmësi i kamotshëm, Adriano Galliani. “Fininvest SpA ka finalizuar sot blerjen e 100 për qind të klubit SS Monza 1912. Mbledhja e aksionarëve gjithashtu miratoi emërimin e një Bordi të Drejtorëve të ri, të përbërë nga Nicola Colombo (Presidenti), Paolo Berlusconi, Adriano Galliani, Roberto Mazzo dhe Danilo Pellegrino. Bordi gjithashtu emëroi Adriano Galliani si drejtor të përgjithshëm të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.