Morata, afër largimit nga Chelsea

17 janar 2019 | 15:14

Alvaro Morata u transferua verën e vitit 2017 nga Reali i Madridit në drejtim të Chelseat, të cilët paguan plot 66 milionë euro në arkat e madrilenëve. Pavarësisht formës së mirë të sulmuesit, sezoni i parë nuk ishte brenda pritshmërive për ekipin londinez, ku nuk arritën që të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Sezoni aktual ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga ai i një viti më parë, ku spanjolli ka shënuar vetëm pesë gola, pas gjysmës së parë të kampionatit dhe forma e tij nuk ka bindur aspak. Për këtë arsye drejtuesit londinez janë futur në merkato dhe thuajse e kanë siguruar blerjen e Gonzalo Higuain, çka do të thotë se Moratës do i duhet të largohet.

Ishte përfolur shumë për një kalim te Atletico Madrid dhe formula e transferimit do të ishte në huazim, por së fundmi duket se nga Spanja vijnë lajme të reja. Siç raportohet nga mediet iberike, drejtues të Atleticos kanë gati 45 milionë sterlina, pasi kërkojnë blerjen përfundimtare të 26-vjeçarit. Oferta duket e parefuzueshme, teksa tani topi është në krahun e Chelseat.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projekti i Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës me…