Morata: I lumtur në Galatasaray, por kam kontratë me Milanin

19 mars 2025 | 16:50

Eksperienca e Alvaro Moratas tek Milani nuk ka shkuar ashtu siç dëshironte ai dhe natyrisht, klubi italian.

Sulmuesi spanjoll qëndroi veç një gjysmë sezoni tek “Rossoneri”, ndërsa në afatin kalimtar dimëror iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Atletico Madridit, Chelseat e Juventusit, ka thënë se ndihet i lumtur në Stamboll dhe se do t’i pëlqente ta vazhdojë eksperiencën turke, por që nuk varet asgjë nga ai duke e pasur parasysh se ka kontratë me Kuqezinjtë.

“Do të më pëlqente të qëndroj gjatë në Galatasaray, por edhe ky klub duhet të dëshirojë që unë të qëndroj. Jam i lumtur këtu, më trajtojnë mjaft mirë dhe me afekt. Për momentin e kam një kontratë deri në janar të vitit tjetër. Jam adaptuar mirë, por kam kontratë me Milanin”, ka thënë përfaqësuesi spanjoll.

Ai ka folur edhe për fillimin e “flirtimit” më Milanin.

“Në Evropian e kisha kokën e mbushur me mendime, arriti mundësia me Milanin dhe trajneri (Fonseca) më thërriste çdo ditë. Kisha nevojë të ndihesha i dashur dhe i vlerësuar, edhe pse duke shikuara prapa, nuk e kam kuptuar që edhe Cholo (Simeone) më vlerësonte dhe më donte. Babai dhe menaxheri im më thoshin se isha duke gabuar”, ka thënë Morata.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një muaj pas “miratimit” në një tubim…