Morata: Në Evropian për të shkruar historinë, Shqipëria ka një ekip me cilësi

14 qershor 2024 | 12:34

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata karikon kombëtaren e tij para ndeshjes së parë në “Euro 2024”, duke folur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Ne vijmë në këtë kompeticion me dëshirë dhe besim.

“Kemi shansin të bëjmë histori sepse Spanja ka 3 kampionate evropiane si Gjermania dhe askush nuk ka fituar katër. Kështu që, këtu ne jemi të emocionuar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar”, ka thënë Morata. Spanja është rivale e Shqipërisë, në këtë turne: “Ne nuk jemi favoritë sepse ka shumë kombëtare spektakolare. Në Evropianin e fundit u eliminuam me penallti nga Italia, por ne i njohim ata dhe kemi fituar Ligën e Kombeve. Ne e dimë se si luajnë ata, ne e dimë gjenin e tyre konkurrues. Në grupin tonë një ekip që ka cilësi është edhe Shqipëria. Ne duhet të kujdesemi për topin, ta administrojmë atë ashtu si na pëlqen”, ka shtuar Morata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë fillim zhgënjyes të kampionatit të Formula 1, Mercedesi…