Morata për Shqipërinë: Kombëtare me cilësi dhe lojtarë konkurrues

10 qershor 2024 | 22:19

Alvaro Morata ka motivuar Spanjën në prag të fillimit të Euro 2024, kompeticion ku kombëtarja iberike është pjesë e grupit B. Bashkë me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë. Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.

Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League. Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, tha sulmuesi i njohur.

Shqipëri-Spanjë, dueli i tretë në grup për kuqezinjtë e Sylvinhos, është programuar për datën 24 qershor në Dusseldorf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një komunikate zyrtare klubi i Llapit ka bërë të…