Morata zbulon tre mbrojtësit më të ashpër
24 prill 2020
| 15:00
Alvaro Morata ka emëruar tre mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballë në karrierën e tij, dhe një vend i ka dhënë edhe mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk.
Spanjolli karrierën e tij deri më tani e ka shpenzuar në vende si Spanjë, Itali, Angli dhe së fundi sërish në vendin e tij, në Spanjë.
“Chiellini, nuk e di nëse e bën atë me qëllim, por kur ai më takon mua, gjithmonë më shkatërron”, ka deklaruar Morata për AS.
“Sergio Ramos gjithashtu është një mbrojtës i ashpër, ndërsa kur shkoni kundër Van Dijk, duket sikur ke goditur malin”, ka shtuar ai. Morata këtë sezon në fanellën e Atletico Madrid në La Liga, ka shënuar 8 gola në 23 paraqitje.