Moratoriumi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare do t’i shkaktojë dëme Kosovës

16 shtator 2020 | 15:00

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ta kritikojë kryeministrin Avdullah Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit, konkretisht për pikën 15 të marrëveshjes e cila ka të bëjë me pezullimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Deputetja e LV-së Fitore Pacolli, në një konferencë për medie, ka thënë se me këtë veprim Kosova hoqi dorë nga shtetësia e saj. “Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jolegjtime që të suspendohet nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Do t’i shkaktojë dëme Kosovës ky moratorium. Në pikën e parafundit të Marrëveshjes theksohet kjo. Pra kemi një kryeministër ilegal që bëri shkelje kushtetuese. Është precedent i pashembullt”, ka deklaruar Pacolli.

Kurse zyrtari tjetër i LV-së, Enver Dugolli, ka deklaruar se qeveria Hoti është e padijshme. “Kjo qeveri është e humbur, e padijshme dhe tejet e dëmshme. Po synojnë të vënë në gjumë qytetarët, kinse edhe për anëtarësim ne NATO”, ka deklaruar ai, duke shtuar se kësaj qeverie më së paku i intereson anëtarësimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Demokracisë, kryetari i Kamenicës, Qëndron…