Moratti: Messi për Interin nuk është ëndërr e ndaluar
“Messi tek Interi nuk është një ëndërr e ndaluar, situata aktuale i ka përzier të gjitha kartat”.
Massimo Moratti, njeriu që si president i Interit u ka dhënë tifozëve “goditjet” më interesante të merkatos në 25 vitet e fundit të historisë së zikaltër jep një sugjerim. Duke folur për “Radio Sport”, ish-presidenti i Interit, sot “këshilltari” i Steven Zhang jep argumentat e tij.
“Mendoj se nuk është e ndaluar që Messi të vijë tek Interi, nuk ka qenë as para krizës së Koronavirusit. Messi është në fund të kontratës dhe sigurisht që do të ishte një sforco e madhe e klubit për ta marrë. Nuk e di nëse situata aktuale e ndryshon këtë qëllim për mirë apo për keq, por tani letrat janë përzier. Nuk duhet ta ekzagjerojmë, por unë mendoj se në këtë nivel ekziston mundësia për të parë gjëra të çuditshme. Lautaro te Barcelona? Është një djalë shumë i mirë, ai kujdeset shumë për karrierën e tij dhe prandaj tifozët e duan. Duhet parë nëse do të përfshihet në atë që thashë më parë, pra nëse mund të shkëmbehet me Lionel Messin”, deklaroi Moratti.