Moratti refuzon ofertën për kreun e Federatës Italiane

05 tetor 2018 | 12:25

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka refuzuar ofertën që u bë nga presidentët e klubeve të Serie A për të qenë presidenti i ri i Federatës.

Moratta ishte kandidatura e përzgjedhur nga liga italiane e futbollit por me refuzimin e tij, tashmë Agnelli, Preciozi dhe të tjerët duhet të propozojnë një tjetër për të qenë kandidaturë për marrjen e drejtimit të Federatës Italiane të Futbollit.

Moratti nuk ishte bindur për të bërë një zgjedhje të tillë dhe në fund vendosi të lërë thatë presidentët e klubeve të Serisë A të cilët e shikonin si një opsion të shkëlqyer ish-presidentin e Interit për drejtimin e Federatës pas largimit të Tavecchios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në…