Morena na sjell foto nga brendia e shtëpisë së saj superluksoze
25 qershor 2019
| 17:43
Morena Taraku ka postuar një fotografi nga dhoma e ditës e shtëpisë së saj.
Këngëtarja dhe modeluesja e njohur, Morena Taraku është duke shijuar në maksimum jetesën në Stamboll të Turqisë.
Ajo është zhvendosur atje prej më shumë se një viti, ndërsa ka përqendruar atje të gjitha aktivitetet e saj.
Morena ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të re në llogarinë e vet në “Instagram”, të cilën e ka realizuar nga shtëpia e saj, ku kishte veshur një fustan të shkurtër, ndërsa po e mbante në duar qenin e saj, raporton “Express”.
Në këtë foto, përveç asaj që të binte në sy shtëpia me enterier modern dhe tejet luksoz.