
Morena refuzon ofertën e Kosovës
14 dhjetor 2023
| 13:38
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte një takim me trajnerin Roberto Moreno që ky i fundit të marrë drejtimin e Përfaqësues së Kosovës.
Mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodh, pasi mediumi spanjoll “AS” raporton se Moreno pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i klubit rus, Sochi duke i lënë kështu anash opsionet që i kishte që të bëhej selektor i Kosovës ose trajner i klubit turk, Adana Demirspor. Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.