Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

10 qershor 2021 | 13:05

Ajo është një nga vajzat më të përfolura në showbiz sa i përket jetës së saj private. Është fjala për Morena Tarakun, e cila përveç postimeve provokuese që bën në rrjetet sociale, vëmendjen e merr edhe për lidhjet e saj të dashurisë.

Prej muajsh në media përflitet se Morena është në lidhje me një mashkull misterioz, i cili i dërgon këngëtares shpeshherë dhurata. Taraku publikon shpesh në “Instastory” foto të buqetave gjigante me trëndafila që merr nga një person, por asnjëherë nuk e ka zbuluar se kush është ai që e surprizon.

Së fundmi, Morena ka bërë një postim në “Instagram” dhe ju ka punuar një rreng ndjekësve të saj.

Fillimisht Morena shkruan se shumë shpejt do të martohet dhe se është e lumtur me marrëdhënien e saj. Më pas Morena zbulon se kjo nuk është e vërtetë, sepse është një postim që e ka marrë nga dikush tjetër për të bërë një lojë me fansat, që sipas saj fusin hundët kudo.

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkruan ajo dhe më pas ka publikuar sërish foto të një buqete me lule.

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten…