Morena Taraku përfundon në spital
31 janar 2021
| 00:20
Morena Taraku ka shqetësuar fansat me postimin e fundit, pasi ka ndarë një foto nga spitali. Këngëtarja ka treguar se po bën një serum, teksa qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit.
Megjithatë, duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera. Urojmë që gjendja e saj të mos ketë lidhje me virusin, pasi as vetë këngëtarja nuk ka përmendur më herët të jetë infektuar apo të ketë pasur simptoma.
Ndërkohë, kujtojmë që përsa i përket muzikës, Morena ka qenë aktive me projekte. Pas “Bad Girl”, një duet me Stresin që u publikua pak muaj më parë, Taraku ka paralajmëruar një tjetër këngë, kësaj radhe me Feron.