Morena Taraku vendoset në Holandë për reperin arab (Foto)

01 maj 2019 | 16:11

Qëkur ka zgjedhur t’i hyjë muzikës, ish-missi, e komentuar si milionerja më e re e Kosovës, ka publikuar disa këngë rresht.

Morena Taraku, blogerja e modës që arriti të bëjë bashkëpunime edhe me këngëtarin Sabri Fejzullahu muaj më parë, këto ditë ka lënë Turqinë për t’u vendosur në Holandë.

Arsyeja është një duet dhe një histori e re, që fshihet pas këtij projekti që po punohet në një studio regjistrimi në Amsterdam.

MORENA

Ditë më parë, vetë Morena njoftoi se po punon për një këngë të re me një reper holandez me origjinë arabe, i cili quhet Jalal Oba, një ish-boksier në të shkuarën e tij.

Ajo postoi në “Instagram” një video, që gjendej edhe në “Instagram”-in zyrtar të reperit. Më pas, ajo publikoi imazhe nga një studio në Amsterdam të Holandës ku po punon për këngën e saj të re, qyteti ku dhe jeton Jalal Oba.

MORENA JALAL

Sipas ndjekësve, kjo është dhe historia e re e Morenës, e cila mesa duket do të rezultojë shumë e bukur, pasi për herë të parë ndodh që ajo të ketë një histori rozë me bashkëpunëtorin e saj. Së fundi, ajo është komentuar për lidhjen e dashurisë që përfundoi me ndarje me miliarderin nga Irani, Sasha Sobhani.

Pak pas ndarjes, Morena publikoi në “Instastory” një shkrim, ku thuhej: “Kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual”, duke hapur kështu një luftë të gjatë mes tyre në rrjetet sociale.

Ai për t’u hakmarrë, tentoi të krijonte lidhje me mikeshën e saj më të ngushtë, Fjolla Morinën.

Morena është vetëm 25 vjeçe dhe njihet si pasanikja e showbiz-it shqiptar. Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite ajo e nisi karrierën si miss me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010” për të depërtuar më pas në botën e muzikës e të modës.

jalal morena

Por edhe pse nuk ka qenë shumë aktive me këngët që publikon apo koncertet që jep, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale, duke u renditur ndër blogeret më të famshme në botë.

Pak kohë më parë, u vendos në Stamboll të Turqisë, pasi mori ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turq, të cilët dihet që i paguajnë shumë aktorët. Ndërkohë, të gjithë kanë mbetur te pyetja pa përgjigje se si e bëri kaq shpejt gjithë këtë pasuri Morena Taraku, me shtëpi, makina, veshje e pushime luksoze?

Mediet e Kosovës kanë analizuar të ardhurat që mund të fitojë Morena nga muzika dhe ato që shpenzon për udhëtime e stilin e jetës që bën dhe nuk gjejnë dot përputhje. Kjo për faktin se shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to nuk ka arritur që të spikasë në çdo dalje si Morena Taraku.

Sipas disa prej mediave të Kosovës, padyshim që dikush fshihet pas këtij standardi jetese të lartë të Tarakut. Analiza nis e bëhet nga videoklipet e saj. Që prej vitit 2014, ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love”, të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në “YouTube”, sipas “GazetaBlic”.

morena sasha

“Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si më e suksesshmja ishte bashkëpunimi me Stresin në këngën ‘Ki me bo‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime, ndërsa me vetëm 1 milion klikime kënga e fundit “Shlif”. Por ajo rrallëherë organizon koncerte ose ftohet për to brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për Tarakun, pasi luksi nuk i mungon.

MORENA

Mes këngëtarëve janë shpërndarë thashetheme të ndryshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Për të mos thënë troç të vërtetën, shumë prej tyre janë shprehur me ironi se Morena i ka bërë paratë duke shitur libra në “Amazon”. Ndërsa vetë Morena ka deklaruar se i ka arritur gjithë këto të mira materiale me shumë punë, pa folur me detaje. E galerinë e luksit të saj mund ta shihni të gjithin në “Instagram”.

morena1

Duke filluar me shtëpinë miliona euro, makinën luksoze ‘Porche Panamera’, që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri te garderoba e saj që përfshin markat si “Louis Vuitton”, “Fendi”, “Chanell”, “Roberto Cavalli”, “Gucci”, “Prada”, prej të cilave vetëm një çantë dore arrin vlerën deri në 4 mijë euro.

morena2

Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet ekstravagante në vendet më ekzotike të botës. Por edhe partnerët ajo i zgjedh të pasur, siç është dhe Jalal Oba, i cili përveç klipeve ku i këndon femrës me delikatesë, është mjaft i klikuar për ndeshjet në ring si boksier. /Express/

morenamorena

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur Samiti i Berlinit, në të cilin…