Moreno, golashënuesi më i mirë në histori të Villarreal

12 gusht 2021 | 13:39

Villarreal si fitues së Ligës së Europës, mbrëmë luajtën finalen e Superkupës së Europës ndaj Chelseas, të cilën e humbën nëpërmjet penalltive.

Goli i Gerard Morenos ishte i pamjaftueshëm për t’i sjellur trofeun skuadrës së tij, pasi futbollistët kundërshtarë u treguan më të saktë nëpërmjet penalltive.

Sidoqoftë me atë gol të mbrëmshëm, Moreno tashmë ka bërë historinë me klubin spanjoll, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 84 gola, rekord të cilin deri mbrëmë e mbante Giuseppe Rossi me 83 sosh.

Moreno ka qenë fantastik me Villarreal përgjatë këtij viti, duke u gjendur në top 5 të golashënuesve më të mirë nga ‘Top 5 ligat Europiane’ në të gjitha kompeticonet, me 23 gola të realizuara në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës sot u mbajt mbledhja konstituive e…