Moreno mungon ndaj Kosovës

03 shtator 2021 | 17:57

Gerardo Moreno nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës. Sulmuesi i Villarrealit pësoi një tërheqje në muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Suedisë, duke u detyruar të largohet nga loja në minutën e 64-të.

Kombëtarja e Spanjës sot (e premte) ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekësore nuk është konstatuar ndonjë lëndim serioz, por stafi i trajnerëve ka vendosur që të mos rrezikohet dhe 29-vjeçari është liruar nga grumbullimi. Spanja gjithashtu ka njoftuar se përzgjedhësi, Luis Enrique, nuk do të bëj ndryshime në listë.

Kjo nënkupton se Moreno nuk do të zëvendësohet nga ndonjë sulmues tjetër. Kësisoj, Gerard Moreno do të mungojë ndaj Gjeorgjisë (5 shtator) dhe ndaj Kosovës (8 shtator). Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kam ardhur në seminar ta mësoj gjuhën shqipe, që të…