Mori mbi 11 mijë vota, Vesa Broja falënderon qytetarët për mbështetjen e tyre

24 mars 2025 | 18:50

Kandidatja e PDK-së për deputete, Vesa Broja, e cila ka marrë mbi 11 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e tyre.

Ajo ka bërë me dije se përkrahja e qytetarëve të Kosovës ishte një shenjë besimi dhe një motivim i madh për të mos u ndalur në përpjekjet për ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Broja e cila edhe pse nuk ka fituar mandatin e deputetes ka shkruar se do të vazhdoj të jap kontributin e saj për vendin dhe shoqërinë nga çdo pozitë që ka dhe do të jetë gjithmonë pranë jush, si zëri dhe mbështetësja juaj.

Falënderimi i plotë:

Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Të dashur miq,

Së pari, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen, besimin dhe dashamirësinë që më dhuruat gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe jo vetëm. Ishte një nder i madh për mua të kandidoja për deputete dhe të ndaja me ju vizionin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për një të ardhme më të mirë.

Mbi 11,000 vota në këto zgjedhje më bëjnë të ndihem jashtëzakonisht falënderuese dhe krenare për mbështetjen tuaj. Çdo votë që më dhatë ishte një shenjë besimi dhe një motivim i madh për të mos u ndalur në përpjekjet për ndryshime pozitive në shoqërinë tonë. Të shoh mijëra njerëz që më mbështesin dhe më japin forcë është një ndjenjë e papërshkrueshme, dhe votat tuaja më bëjnë të ndihem e fortë dhe krenare për të vazhduar rrugëtimin tim politik me vendosmëri edhe më të madhe.

Fushata më dha mundësinë të takoj shumë njerëz të mrekullueshëm, të dëgjoj shqetësime dhe aspirata, si dhe të mësoj edhe më shumë mbi sfidat me të cilat përballemi çdo ditë. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim për vendin dhe shoqërinë nga çdo pozitë që kam dhe të jem gjithmonë pranë jush, si zëri dhe mbështetësja juaj.

Me përulësi dhe mirënjohje të pafundme, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj!

E juaja,

Vesa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24 Marsi 1999 – Dita që ndryshoi historinë e Kosovës…