Mori mbi 9 mijë vota vetëm në Drenas, Petrit Hajdari falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme

18 shkurt 2025 | 23:40

Kandidati i PDK-së për deputet, Petrit Hajdari, i cili vetëm në Komunë të Drenasit ka marrë 8825 vota, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për mbështetjen.

Ai ka bërë me dije se përkrahja e qytetarëve të kësaj komune ka qenë përtej pritjeve të tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se ndihet i prekur nga kjo përkrahje e madhe.

“Siç mund ta keni kuptuar, numërimi në komunën tonë ka përfunduar dhe unë jam thellësisht i prekur me mbështetjen tuaj krejt të veçantë e të jashtëzakonshme. Kam marrë 8825 vota nga 19014 të PDK-së dhe ky rezultat është edhe përtej pritjeve të entuziastëve më të mëdhenj të kësaj fushate. Nuk di si t’i përzgjedh fjalët e duhura për t’ju shprehur mirënjohjen time deri në përulje. Unë jam qytetar i Drenasit para se të jem në politikë. Unë jam njëri prej jush dhe ju më mbështetët si njërin prej jush. Drenasit ia di dhe ia dua çdo skutë, çdo rrugë e çdo frymë. Përgjatë kësaj fushate të jashtëzakonshme, kemi qenë bashkë, kemi bërë një fushatë korrekte e të duhur, me frymë të lartë angazhimi e qytetarie. Rezultatet tregojnë që vetëm trajtimi i njerëzve me dinjitet e korrektësi, bën që njerëzit të ta mbështesin mesazhin, dhe ky është lajm i mirë për politikën, për qytetarin, për vendin”, ka shkruar ai, duke treguar se kujt ia dedikon këtë sukses.

“Këtë sukses ia dedikoj liderëve tanë të jashtëzakonshëm që janë padrejtësisht, por përkohësisht, në Hagë. Mbi të gjitha, këtë rezultat ua dedikoj secilit prej jush. Falenderime të përzemërta kryetarit z. Memli Krasniqi e prijësit të listës sonë, z. Bedri Hamza për besimin e dhënë. Nga zemra ime, në zemrat e secilit prej jush, pranojeni këtë mesazh përuljeje e falenderimi si shenjë krenarie për të gjithë bashkë. Bashkë mund të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme e asgjë nuk është e paarritshme. Përulësisht e përjetësisht i juaji”, ka shkruar Hajdari.

Në Komunën e Drenasit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët. Gazeta Nacionale e ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja .

Kandidati më i votuar i kësaj komune është Petrit Hajdari, i cili ka marrë 8825 vota.

Pas tij renditen Fadil Demaku me 7467 vota dhe Ferat Shala me 5814.

Këto janë rezultate preliminare të KQZ-së, ku nuk përfshihen votat më kusht dhe votat e diasporës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është siguruar…