Mori një ‘shuplak’ nga Xuxi, Olta-Kevinit: Po çuditem nga agresiviteti yt

29 nëntor 2024 | 23:02

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari, ka dhënë opinionet për përplasjen mes Xuxit dhe Kevinit pasi ky i fundit i prishi gjumin Xuxit.

Gixhari ishte e ashpër me Kevinin teksa deklaroi se është e çuditur me agresivitetin e tij.

“Unë të përgëzoj se ne për 1 muaj e gjysmë nuk të paskemi njohur dhe është dashur të dalë Ana nga shtëpia që të nxjerrësh Kevinin e vërtetë, mbase dhe këtë agresivitet që, me të thënë të drejtën, po çuditem që po e shoh. Gjumi është i rëndësishëm – po aq i rëndësishëm sa ushqimi”, u shpreh Gixhari.

Mbeti e paqartë gjatë videove të shfaqura në Prime-in e BBVK3 nëse sherri mes Xuxit dhe Kevinit përfshinte një goditje nga Xuxi ndaj Kevinit. Gjatë Prime-it, opinionisti i BBVK3, Milaim Zeka, pohon se një prekje me dorë në fytyrë ka ndodhur.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani,…