Mori ofendime të shumta kur u martua me një të huaj, këngëtarja shqiptare zbulon a është ndarë nga bashkëshorti
Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo nuk ngurron që me ndjekësit e shumtë të ndajë foto e video nga më të ndryshmet.
Së fundmi, Lindita ka publikuar foto të saj, të së bijës apo shtëpisë së re që ka blerë. E duke qenë se nuk postoi poza me bashkëshortin e saj, fansat nisën të aludonin se ata janë ndarë.
Nisur nga kjo, ata aluduan se këngëtarja është ndarë, duke i dhënë fund martesës e cila u shoqërua me zhurmë, për shkak se partneri i Lindës është një njeri me ngjyrë. Pas thashethemeve, Lindita ka reaguar për herë të parë.
Por këngëtarja i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet me një foto të postuar në rrjetet sociale. Ajo ndau me ndjekësit një pozë të bashkëshorti i saj, i veshur me një xhaketë sportive të kuqe dhe me një palë tuta gri.
“Gjithçka e imja, përgjithmonë! Davon Edwards”, shkroi Lindita krahas fotos, shoqëruar edhe me disa emoji me sy me zemra.
Kujtojmë se këngëtarja është paragjykuar shumë për martesën e saj me Davon, pasi ky i fundit është me ngjyrë dhe shtetas i huaj, jo shqiptarë. Madje ajo ka treguar se ka marrë edhe ofendime të shumta pikërisht në lidhje me martesën e saj.