Mori pjesë në masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj dënohet me 15 vjet burgim
12 korrik 2024
| 15:31
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Muhamet Alidemajn, i cili akuzohet për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës në vitin 1999.
Alidemaj është akuzuar për pjesëmarrje bashkë me forcat serbe në kryerjen e një prej masakrave më të mëdha në Kosovë gjatë lutës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Vesel Ismaili, i cili e ka lexuar aktgjykimin, ka treguar se personit të dënuar do t`i llogarite edhe koha që e ka kalua në paraburgim.
Masakra në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt kishte ndodhur në mars të vitit 1999.
Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar 130 shqiptarë.