Mori pjesë në një grup terrorist, dënohet me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vite burgim më kusht Sh.S., për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Ndaj saj gjykata ka vërtetuar dënimin me burgim me kusht prej dy viteve, i vili nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta nuk kryen ndonjë vepër penale prej tri viteve.
“Nëse e akuzuara gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021. Po ashtu e akuzuara S.SH. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë tek psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Sh për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”
Prishtinë 19 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin PS.nr.58/2021 kundër të akuzuarës S.Sh. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E akuzuara S.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre (3) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
Nëse e akuzuara gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021. Po ashtu e akuzuara S.Sh. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë tek psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.