Mori vëmendjen në ndeshjen e Mike Tyson, ‘vajzës joshëse të ringut’ i ndodh e papritura në pak minuta
Sydney Thomas ka fituar shumë ndjekës në profilet e saj në rrjetet sociale, pas paraqitjes së fundjavës në ndeshjen e famshme të boksit ku 27 vjeçari Paul mundi legjendën Mike Tyson, tashmë 58-vjeçar.
Fansat kishin pritur me padurim përballjen moderne të ish-kampionit të njohur si Iron Mike, ndaj komentuesit të “YouTube”, të kthyer në boksier, Paul.
“Ishte një situatë e tipit ku megjithëse humbet, përsëri fiton, nuk pengohem që u ngjita përsëri në ring”, tha Tyson pas humbjes.
Por megjithëse sytë supozohet se ishin te boksierët, në fakt spektatorët kishin vënë re dhe një nga vajzat e ringut, Sydney Thomas. Kësaj të fundit i ndodhi një e papritur në pak minuta në “Instagram”, ku nga 236 mijë shkoi në më shumë se 555.000.
“Kisha mundësinë të isha në ring me Mike Tyson e Jake Paul që nuk e kisha imagjinuar kurrë”, raportohet se tha Thomas pas duelit.
Tifozët e saj tashmë parashikojnë karrierë suksesi për të renë, teksa një prej tyre shkruante: “Tani e di të paktën kush do të jetë e famshmja e radhës”.