Morina: 50 euro bonus për punëtorët e KRM “Uniteti” me rastin e festës së Vitit të ri
Pas KEK-ut që vendosi për punëtorët të jap nga 200 euro bonus për festat e fundvitit, një vendim të ngjashëm e ka marrë edhe Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave në Mitrovicë.
KRM “Uniteti” ka vendosur që punëtorët t’i shpërblej me nga 50 euro bonus për festën e Vitit të ri.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie Gazmend Morina.
Ja postimi i Gazmend Morinës:
•50 euro bonus për punëtorët e KRM “Uniteti” me rastin e festës së Vitit të ri•
Vitin 2019 e kemi nisur me shumë vështirësi financiare, por që po e përmbyllim me mjaft suksese, anipse kemi shumë punë për të bërë.
Me propozim tim si Kryeshef Ekzekutiv, Bordi i KRM “Uniteti l” ka vendosur që gjithë punëtorët t’i shpërblej me nga 50 euro bonus, ndërkohë që gjitha rrogat e dhjetorit janë ekzekutuar javën e kaluar. Sot, vizitova të tri njësitë operative, ku takova punëtorët me rastin e dhënies së bonuseve.
Pas stabilizimit financiar të kompanisë dhe dhënies së rrogave me kohë, por edhe krijimit të kushteve më të mira për punë, shoh vullnet te punëtorët dhe stafi udhëheqës që të bëjmë punë edhe më të mëdha vitin e ardhshëm.
Falenderoj gjithë punëtorët veç e veç për gjithë atë që kemi arritur së bashku, por që pa përkrahjen e Bordit të Drejtorëve (Alajdin Avdullahi, Agim Krasniqi, Kushtrim Januzi e Mentor Lushtaku), Drejtorit Financiar (Agim Hasani) Drejtorit Operativ (Ylber Murtezaj) dhe shefave të Njësive Operative (Hajzer Istrefi, Fadil Bahtiri dhe Enver Kodra), asnjë rezultat pozitiv nuk do të ishte i mundur për mua e as për kompaninë.