![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/14CF0436-4596-44FC-8FA4-CAC513F338EC.jpeg)
Morina, dëshmorëve: Pushoni të qetë, tash e kemi ushtrinë
15 dhjetor 2018
| 17:18
AAK-ja, e Prishtinës nderon dëshmorët
Kryesia e degës së AAK’së në Prishtinë, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek busti i Zahir Pajazitit. Këto homazhe janë bërë për nder të bërjes së Ushtrisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, nënkryetari i AAK’së për Prishtinë, Jahir Morina – Gipa, njëherit edhe asambleist në komunën e Prishtinës.
Postimi i plotë i Jahir Morinës:
Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në emër të Degës së AAK’së në Prishtinë.
“Pushoni të qetë, tash e kemi Ushtrine”.