Morina: Jemi të kënaqur me barazimin ndaj Dritës

14 dhjetor 2020 | 16:22

Arbëria i mori një pikë kampiones në fuqi të Superligës, Dritës (1-1).

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas ndeshjes ka deklaruar: “Jam i kënaqur me pikët që kemi fituar, por në brendësi të gjithëve do na mbetet zhig për një ose dy pikë më tepër, por në përgjithësi duke marrë parasysh se jemi skuadër e re në Superligë duhet të flasim me superlativë si për futbollistët e poashtu edhe për punën në ekip”.

“Neve na karakterizon një lojë kolektive, ku individët kanë kuptuar se kualitetet e tyre duhet t’i shkrijnë në kolektiv dhe këtë më së miri po e bëjnë, Almir Kryeziu ka kualitet të madh e Andi Thaqi është pjesë e Arbërisë që nga viti i kaluar ndërsa sot tregoi edhe njëherë cilësitë që ka”, ka deklaruar Morina.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, me rastin e Ditës së…