Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Ferizajt
Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Arbnor Morina.
Morina ka deklaruar se arsyeja e dorëheqjes është se sipas tij, klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdojë rrugëtimin aty ku e ka cakun.
“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ”, ka thënë Morina.
“Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun”.
“Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë”.
“Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina.
Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falenderuar Morinën për kontributin e tij 1 vjeçar në krye të ekipes, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen.