Morina: Këto janë synimet e Arbërisë në pranverë

22 janar 2021 | 13:15

Në mesin e disa skuadrave elitare që po përgatiten në Turqi për pjesën e dytë të garave është edhe KF Arbëria.

Skuadra nga Dobraja, e cila për herë të parë në historinë e saj janë pjesë e Superligës, kanë befasuar në pjesën e parë të këtij edicioni, duke shfaqur formë mjaft të mirë, madje, edhe në duel me skuadrat e mëdha, Arbëria shfaqi performancë të lartë.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina në një prononcim për portalin sportiv “Gazeta-Topi.com”, është shprehur i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve të skuadrës në tokën turke.

“Po punojmë dy herë në ditë. Deri tash gjithçka është mirë dhe se kemi fushë të mirë në dispozicion për stërvitje”, tha Morina.

“Kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Ahmad Grozny, të cilën e kemi humbur (3-1), por që bëmë paraqitje të mirë”, theksoi Morina.

Ai mendon se përforcimet e këtij dimri, janë të mirëseardhura për skuadrën, sepse sipas teknikut prishtinas, lojtarët e ardhur e kanë bërë konkurrencën më të fortë. Morina thotë se objektivat e Arbërisë janë stabilizimi në elitën e futbollit.

“Më lojtarët e ardhur e kemi rritur konkurrencën në skuadër”, pohoi Morina.

“Synimet e klubit janë stabilizimi sa më i mirë në kampionat. Do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mira në pjesën e dytë të garave”, përfundoi Morina.

Kujtojmë së stinori pranveror në Superligë, i cili parashikohet të jetë i ‘nxehtë’, nis në mesin e muajit shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premiera e filmit të ri James Bond u shty për…