Morina komenton fitoren e Prishtinës, flet edhe për ndeshjen Drita-Feynoord

20 korrik 2021 | 23:24
Trajneri i njohur në futbollin tonë, Arbnor Morina për GazetaGoli.com, ka komentuar fitoren e Prishtinës kundër skuadrës nga Uellsi Connah’s Quay Nomads.

Kampionia e Kosovës mundi sonte skuadrën uellsiane, me rezultat 4-1 në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e madh për kualifikimi në rundin tjetër të UEFA Conference League.

Tekniku prishtinas mendon së skuadra e Prishtinës sonte bëri paraqitje mjaft të mirë. Sipas Morinës, skuadra ‘bardhekaltër’ ishte me konkrete dhe kishte qarkullimin e mirë të topit.

“Prishtina ishte shumë më konkrete. E qarkullonte mirë topin. Ishte me kompakte”, tha Morina për GazetaGoli.com.

Ai është i bindur së Prishtina do të kalojë në rundin tjetër të garave, sepse sipas Morinës, Prishtina ka dallim në kualitet.

“Prishtina kualifikohet, sepse ka dallim në kualitet”, theksoi Morina.

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë, ka folur edhe për ndeshjen e së enjtes ndërmjet Dritës dhe Feynoordit.

Morina thotë së Drita në ndeshjen e kaluar (kundër Decic), ka bërë ndeshje të pjekur, por sipas tij, Feynoordi është tjetër nivel.

“Drita në ndeshjen e kaluar tregoi lojë shumë të pjekur, por Feynoordi është nivel tjetër. Feynoordi është klub më shumë eksperiencë dhe traditë. Për mua personalisht mjafton mos më qenë inferior në lojë, kjo është reale sipas meje”, përfundoi Morina.

Kujtojmë së ndeshja Drita-Feynoord luhet të enjten mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bërnicë të…