
Morina lë Zvicrën për Kosovën
30 korrik 2019
| 15:08
Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e triatlonit. Morina, që deri më tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme në shtetin zviceran, tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare.
Federata e Triatlonit të Kosovës është formuar muaj më parë. Morina, i cili ndodhet në Kosovë e ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga kryetari Besim Hasani dhe nënkryetari Gazmend Maxhuni. Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke i uruar suksese në garat ndërkombëtare.
Vetë Morina u shpreh optimist që do të garojë për të fituar normën Olimpike “Tokio 2020”, për çka kryetari Hasani shprehu gatishmërinë për hulumtimin e mundësive për ta ndihmuar.