Morina, MVP në xhiron e pestë të Ligës Unike
Java e pestë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje mjaft interesante. Basketbollisti me indeksin më të lartë të xhiros së pestë ishte qendra e Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina. Ai ndaj Kamza Basket kishte 13 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, duke e pasur indeksin e lojës 27, apo më të lartin e xhiros. Morina ndihmoi Ylli të fitojë ndaj Kamza Basket 89:75.
Peja shënoi fitore bindëse ndaj Prizrenit 16 me rezultat 97:60. Te Verdhezinjtë nga 10 asistime kishin Dardan Berisha dhe Ilter Erdem. Berisha kishte edhe 18 pikë e katër kërcime, kurse Erdem 14 pikë e pesë kërcime.
Tirana pas vazhdimeve ka mundur Teutën, ku u dallua qendra e Kombëtares shqiptare, Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 13 kërcime.
Rahoveci bëri përmbysje të madhe ndaj Vllazisë, ndërsa lojtari me efikasitetin më të lartë te Vreshtarët ishte Milik Yarbrough, i cili kontribuoi me 20 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Top 5-shja:
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 13 pikë, 5 kërcime, 7 asistime
Dardan Berisha (Peja) 18 pikë, 4 kërcime, 10 asistime, 24
Ilter Erdem (Peja) 14 pikë, 5 kërcime, 10 asistime
Endrit Hysenagolli (Tirana) 15 pikë, 13 kërcime
Milik Yarbrough (Rahoveci) 20 pikë, 12 kërcime, 2 asistime