Morina: Në “Unitet” më 2019 të hyrat i kemi rritur për 21%, shpenzimet janë zvogëluar për 29%

12 janar 2020 | 19:48

Keyeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, ka prezantuar raportin e tij të punës për vitin 2019, ku ka cekur disa nga të arritur që kjo kompani për menaxhimin e mbeturinave i ka pasur.

Morina, i cili mandatin e Kryeshefit e ka marrë para rreth një viti, tregon se në vitin 2019 të hyrat e kompanisë janë rritur për 21%, ndërsa shpenzimet operative janë zvogëluar për 29% krahasuar me vitin 2018.

Ja postimi i Gazmend Morinës në Facebook:

Para anëtarëve të Bordit dhe anëtarëve të Komisioneve të Aksionerëve të komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, së bashku më një pjesë të bashkëpunëtorëve kam paraqitur reportin vjetor të punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”.

Ndër të tjera në raport kam potencuar disa të arritura në KRM “Uniteti” gjatë vitit 2019, e që janë:

– Rritja e të hyrave (inkasimit) për 21.6% në krahasim me vitin 2018. Pra, nga 1.6 milion euro që ishin të hyrat në vitin 2018, ato janë rritur në 2 milionë euro në vitin 2019.

– Zvogëlimi i shpenzimeve operative për 29%, pra nga 758 mijë euro sa kanë qenë në vitin 2018 në 587 mijë euro që ishte në vitin 2019.

– Pagesa e 98% e shpenzimeve operative

– Pagesa e gjitha rrogave të punëtorëve, që ka ndodhur për herë të parë. Pagesa e një pjesë të rrogave të viteve paraprake, të cilêve kompania ua kishte borxh.

– Rritja e faturimit për 14%

– Pagesa e mbi 200 mijë borxhe të krijuara në kohën e menaxhmentit të kaluar.

Së bashku me Bordin e Drejtorëve dhe pjesën tjetër të menaxhmentit të kompanisë, do të vazhdojmë në realizimin e projekteve për zhvillimin e KRM “Uniteti”, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punëtorë.

Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, raporton…