Morina përforcon Istogun
11 janar 2023
| 16:49
Skuadra e Istogut e ka transferuar futbollistin Blendi Morina, i cili ka bërë karrierë edhe në skuadrën e Slaven Belupo.
“FC Istogu ka nënshkruar kontratë me qendërmbrojtësin nga Peja, Blendi Morina. Morina ka filluar karrierën tek Besa, por ka qenë pjesë edhe tek ekipi kroat Slaven Belupo, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjese edhe ekipit nga Prizreni A&N. FC Istogu i uron mirë se ardhje Blendit në shtëpinë bardhë e kaltër”, thuhet në njoftimin e Istogut