Morina rikthehet te Prishtina

01 gusht 2018 | 15:51

Arbnor Morina pas një kohe të gjatë është rikthyer në skuadrën e Prishtinës.

Ish-futbollisti, trajneri dhe drejtori gjeneral do të jetë zëvendësues i Arsim Thaqit në postin e drejtorit sportiv.

“Me dëshirën më të madhe kam pranuar ofertën e kamotshme të kryetarit Ejupi që të rikthehem në klubin tim të zemrës. Më parë isha drejtor ekzekutiv e tani drejtor sportiv, por kjo më së pakti qon peshë, sepse gjithmonë çfarë do pune ku do që kam punuar, jam munduar të jap 200% nga vetja ime. Ndërsa objektivat dihet, ato gjithmonë janë të njëjta në Prishtinë, si lufta për tituj dhe organizimi pak më ndryshe duke tentuar të gjejmë kryesisht futbollistë, që do t’i shërbejnë ekipit dhe interesant për treg dhe shitje”, ka thënë Morina.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe është…