Mos certifikimi i kandidatëve për deputetë, Albulena Haxhiu tregon se pse VV-ja nuk u ankua në Gjykatën Kushtetuese?

01 shkurt 2021 | 21:34

Albulena Haxhiu e VV-së ka treguar pse kjo parti nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi Gjykata Supreme tha se Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi për deputet.

“Arsyeja pse nuk kemi vendosur ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me rrezikun e shtyrjes së zgjedhjeve”, tha Haxhiu në “Kallxo Pernime”.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme, ato duhet të mbahen gjithsesi”, shtoi Haxhiu.

“Ne kemi menduar se nëse i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, sepse Gjykata mund të marrë ndonjë masë të përkohshme, dhe çfarëdo lëvizje pastaj pezullon zgjedhjet dhe zgjat qeverisjen jolegjitime të z.Hotit”, tha Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se nuk do të…